“Farsa më e shëmtuar ndonjëherë”/ Takimi me delegacionin e Komisionit të Venecias, Berisha: I tregova për armiqësinë e institucioneve me opozitën
Grupi Parlamentar i PD-së, së bashku me liderin e opozitës, Sali Berishën, zhvilluan një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias. Pas këtij takimi, në një dalje për mediat, Berisha u shpreh se i ka paraqitur situatën e zgjedhjeve të kaluara, duke e konsideruar si një farsë të shëmtuar. “Iu dha çdo pensionisti 100 euro dhuratë në fushatë elektorale, para buxheti. Dhuratë për votë. U falën dy ditë para zgjedhjen, para që do shkonin në buxhet, 2 miliardë e 100 milionë euro, me impakt në 84 mijë biznese aktive. Këto të fundit nuk llogariten, miliarda të rrënjëve të kanabisit. Pabarazia ishte në mijëra, mijëra herë. Për para buxheti flas gjithmonë. Shto këtu mbi 500 milionë prokurime gjatë fushatës elektorale. Farsa ishte më e shëmtuara që...
Burimi:
top-channel.tv