‘Europa e denoncon për korrupsion, ai sulmon popullin’/ Boçi: Rama godet median dhe opozitën për të fshehur dështimet

‘Europa e denoncon për korrupsion, ai sulmon popullin’/ Boçi: Rama godet median dhe opozitën për të fshehur dështimet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në Elbasan, duke e akuzuar se shmangu kritikat e raportit të Parlamentit Europian për korrupsionin, zgjedhjet, median dhe drejtësinë. Boçi tha se Rama “shpall armik këdo që nuk e duartroket”, ndërsa fajin për problemet në vend ua hedh mediave, opozitës dhe qytetarëve. Sipas tij, Rama po përpiqet të mbulojë korrupsionin me propagandë dhe retorikë politike, ndërsa qytetarët kanë nevojë për punë, bujqësi, drejtësi dhe paga më të larta. “Europa nuk është parrullë asambleje. Europa është standard dhe standardi i parë është llogaridhënia”, përfundon reagimi i Boçit në videomesazhin e tij. Videomesazhi i plotë: Të dashur qytetarë, Rama sot në Elbasan foli për helm, për dezinformim, për forca kundër qeverisë....