Eurodeputetja italiane kritikon qeverinë Rama: Nuk janë protestat që kërcënojnë anëtarësimin, por hapat pas të…

Eurodeputetja italiane kritikon qeverinë Rama: Nuk janë protestat që kërcënojnë anëtarësimin, por hapat pas të…

Ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, protestat qytetare dhe shqetësimet për korrupsionin dhe keqqeverisjen u kthyen në temë kryesore diskutimi në Strasburg, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Europian. Eurodeputetë të ndryshëm kritikuan kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare, duke i cilësuar ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura si në kundërshtim me standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian. Ata kërkuan respektimin e transparencës, mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e shtetit ligjor, ndërsa ngritën shqetësime edhe për mënyrën e qeverisjes në Shqipëri. Protestat e qytetarëve shqiptarë dhe ndryshimet ligjore që hapin mundësinë për ndërtime në zona të mbrojtura ishin në qendër të debatit në Strasburg. Eurodeputetja italiane Christina Guarda, e cila pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë dhe inspektoi edhe zonën e Zvërnecit,...