“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e pushtetit vendor në Shqipëri
Është lançuar këtë javë projekti EU4Municipalities II, një program i mbështetur nga European Union që synon modernizimin e qeverisjes vendore dhe forcimin e rolit të bashkive shqiptare në procesin e integrimit europian. Kryeministri Rama në podkastin “Flasim”, u shpreh se programi lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor, duke ndihmuar bashkitë të jenë më të përgatitura dhe konkurruese për të përfituar fonde nga Bashkimi Europian në të ardhmen. Sipas prezantimit të projektit, “EU4Municipalities II” do të shërbejë si një urë bashkëpunimi mes institucioneve europiane dhe bashkive shqiptare, duke përcjellë më shumë ekspertizë, njohuri dhe standarde europiane në nivel lokal. “Java ka pasur edhe një tjetër moment me rëndësi për t’u shënuar, lançimin e programit “EU4Municipalities II” Europa apo Bashkimi Europian për pushtetin vendor,...
Burimi:
vizionplus.tv