“Është një pasqyrë shembullore e zhvillimeve në bujqësi”, Rama nga Cërriku: Do të firmosim një marrëveshje të rëndësishme me Izraelin, kemi gjithçka na duhet, por…
Gjatë fjalës së tij në fermën eksperimentale në Cërrik, Kryeministri Rama foli për projektin e vënë në jetë nga MASHAV – Agjencia Izraelite për Zhvillim që do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore. Kryeministri u shpreh se së shpejti vendi ynë do të firmosi një marrëveshje të rëndësishme me Izraelin, duke e marrë shembull për progresin që ata kanë bërë në fushën e bujqësisë. “Me shumë kënaqësi jam së bashku me një mike të çmuar të Shqipërisë dhe një punëtore të palodhur për të bërë të mundura eksperienca si kjo e sotme, ambasadoren e Izraelit. Bashkë me të dhe një grup dashamirësish, siç janë...
Burimi:
top-channel.tv