“Është koha të hapë krahun”, ish-kandidatja e PD i bën thirrje Nokës të tërhiqet

“Është koha të hapë krahun”, ish-kandidatja e PD i bën thirrje Nokës të tërhiqet

Ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e parlamentare të 11 majit 2025, Ilirjana Kuçana, kërkon rigjenerimin e selisë blu me figura të reja dhe përfaqësuese si dhe largimin e emrave të vjetër. Ajo ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet nga gara dhe t’i hapë rrugën një figure të re në kuadër të procesit të ripërtëritjes së partisë, duke ndjekur shembullin e një tjetër deputeti. Kuçana u shpreh se Noka duhet të ndjekë shembullin e Edi Palokës, i cili sipas saj hoqi dorë nga gara, për t’i dhënë mundësi një kandidature të re. “Tashmë është momenti që zoti Noka të hapë vetë krahun, ashtu siç bëri zoti Paloka, dhe të thotë: ‘Duhet t’i hapim rrugë dikujt i cili nuk...