Ervin Salianji: Opozita pengohet nga lidershipi i vjetër politik

Ervin Salianji: Opozita pengohet nga lidershipi i vjetër politik

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSh, moderuar nga Alba Alishani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi situatën politike në Shqipëri duke e krahasuar atë me modelin hungarez. Salianji u shpreh se modeli i Viktor Orbán është thuajse identik me atë shqiptar, duke e cilësuar liderin hungarez si një autokrat tipik që kishte përqendruar pushtetin në duart e tij. Ai theksoi se, ndryshe nga Hungaria, në Shqipëri ekzistojnë disa institucione si KLGJ dhe KLP që marrin vendimmarrje, ndërsa në modelin hungarez këto kompetenca ishin përqendruar te një person i vetëm që emëronte gjyqtarët dhe prokurorët. Në vijim, Salianji theksoi se asnjë pushtet apo autokrat nuk mund t’i bëjë ballë forcës së popullit, duke sjellë si shembull një lider të ri që brenda...