Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos sot për masën e sigurisë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos sot për masën e sigurisë

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot rekursin e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, dhe zëvendësimin me një tjetër masë më të lehtë sigurie. Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Veliajt. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. Gjykata e lartë, do duhet të arsyetojë pse nuk prevalon e drejta për tu zgjedhur dhe ushtrimi i detyrës si kryebashkiak, përballë masës ekstreme të sigurisë? Me rikthimin e çështjes Veliaj...