‘Endri Fuga, blerja e re e merkatos së korrupsionit’, Progni: Kemi informacion për shkeljet e tua, do të shkosh në burg
Ditën e sotme, valës së fjalimeve të ashpra në protestën e 28-të kombëtare përpara godinës së kryeministrisë i është bashkuar edhe aktivisti dhe eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni. Nga tribuna e ngritur në bulevard, Progni ka lëshuar akuza të rënda dhe të drejtpërdrejta ndaj njërës prej figurave më të afërta të kryeministrit Edi Rama në menaxhimin e medias dhe propagandës. Eksperti i teknologjisë ka denoncuar atë që e quajti një lëvizje strategjike të kreut të qeverisë për të ndikuar te rrjetet sociale dhe për të kontrolluar reagimin qytetar online. Gjatë fjalës së tij përpara mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Gent Progni u ndal specifikisht te rikthimi i Endri Fugës, duke e cilësuar atë si lëvizjen e fundit korruptive të...
Burimi:
sot.com.al