EMRAT / Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që po zhvillohet këtë të mërkurë, është bërë publike edhe lista e kandidateve gra për 6 vendet në këtë forum. Në garë për këto vende janë këto kandidate: Adriana Tolka Alketa Muçollati Armanda Zeqiri Denisa Kele Eda Grinci Edip Haxhi Elena Qirici Enkelena Stalaku Fatmira Kola Floriana Garo Linda Zuljali Erjana Kutana Lili Suraj Mimoza Hajdarmataj Mirela Tabaku Nga kjo listë pritet të përzgjidhen 6 anëtare që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pas votimit që po zhvillohet në mbledhjen e sotme.
Burimi:
javanews.al