Ekskluzive/ Pas replikave ne foltore, Braçe i shkon Berishës në vendin ku qëndron në Kuvend. Zbulohet biseda mes tyre

Ekskluzive/ Pas replikave ne foltore, Braçe i shkon Berishës në vendin ku qëndron në Kuvend. Zbulohet biseda mes tyre

Top Channel zbulon se pse senatori socialist Erion Braçe, në një skenë të rrallë në Parlamentin e Shqipërisë, i afrohet kryetarit të PD, Sali Berisha. Socialisti Braçe i është afruar Berishës duke i treguar një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë. Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT. Top Channel