‘Ekonomia në vdekje klinike’, Kedhi: Qeveria s’është e shqetësuar, është krijuesja e këtij modeli
Për ekspertin e ekonomisë, Nikola Kedhi të dhënat e fundit të raportuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, kanë nxjerrë në dritë një realitet alarmant për ekonominë e vendit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, Kedhi tha se shifrat e publikuara tregojnë një rënie të lirë të sektorëve prodhues, duke e vendosur ekonominë shqiptare në atë që raportohet si "vdekje klinike". Sipas tij, korrupsioni, monopolet e paprekshme dhe burokracia po asfiksojnë bizneset, duke goditur rëndë themelet e tregut, ndërssa shtoi se detajet statistikore janë një kambanë e vërtetë alarmi: 72% e rritjes ekonomike në letër vjen ekskluzivisht nga taksat neto dhe administrata publike, ndërkohë që sektorët thelbësorë prodhues kontribuojnë me një shifër minimale prej vetëm 1.1%. Në mes...
Burimi:
syri.net