Edmond Spaho zbërthen kulisat brenda selisë blu, ja kush e kërkon “kokën” e Luçiano Boçit dhe pse e përzunë nga PD…
Ish-deputeti dhe një nga politikanët veteran të Partisë Demokratike, tashmë kritik i lidershipit të saj, Edmond Spaho ka reaguar në rrjetet sociale për zgjedhjet e fundit në këtë parti dhe ka dalë me një “mesazh ngushëllues” për mikun e tij Luçiano Boçi, i cili humbi përballë Belind Këlliçit për postin e nënkryetarit dhe është shprehur se “votimi nuk ka qenë i pastër”. “Kam qenë nga të parët në PD që jam ngritur kundër Mulizmit, jo si filozofi politike, se kjo më bën të qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shpërfillëse ndaj kolegëve, arbitrare në çdo vendim, nepotiste, pa moral politik, shkelëse me këmbë të kolegëve, nëpërmjet pretendimit për të qenë syri dhe veshi i Berishës”, shkruan Spaho. Më tej ish-deputeti tregon...
Burimi:
sot.com.al