Editoriali i Ramës e Vuçiç për median gjermane, Hoxha: Është opinion, jo aleancë

Editoriali i Ramës e Vuçiç për median gjermane, Hoxha: Është opinion, jo aleancë

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha hodhi poshtë akuzat e opozitës se procesi i integrimit është bllokuar. Duke raportuar në Komisionin e Jashtëm përballë deputetëve, ministri Hoxha tha se integrimi vijon normalisht, në përputhje me planet e bashkëpërcaktuara me BE. Lidhur me artikullin e medias gjermane ku Rama e presidenti serb Vuçiç thonë se vendet respektive do të pranonin të ishin anëtare të BE pa të drejtë vetoje, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se ky ishte  një opinion që synon ta bëjë rrugën drejt BE më të prekshme. Por, nënvizoi Hoxha duke iu referuar kritikave se ky artikull është në dëm të Kosovës, Shqipëria është plotësisht krah kësaj të fundit dhe nuk ndryshon asgjë kundrejt Serbisë. “Fakti që ky opinion, nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet...