Edi Ramës nuk i kemi dhënë ultimatum, ka shumë kakofoni mesazhesh në rrjetet sociale

Edi Ramës nuk i kemi dhënë ultimatum, ka shumë kakofoni mesazhesh në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas tij, “hapin e parë” në organizimin e mëtejshëm të lëvizjes. Tepelena theksoi gjithashtu se, krahas kërkesës për dorëheqje të panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, lëvizja nuk ka bërë ultimatum të drejtpërdrejtë. “Ne grupi koordinues bëmë sot një hap të parë. Nuk kemi bërë ultimatum ndaj kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet sociale ka kakofoni mesazhesh, por kjo është një lëvizje e decentralizuar, horizontale, e përbërë nga qindra grupe sociale. Ultimatumi nuk ka qenë e iniciuar nga grupi koordinues i protestës. Ky është një proces deri sa ai të japë dorëheqjen. Do të jetë një proces i gjatë, pak i lodhshëm, por në fund të tunelit do të ketë dritë. Edi Rama do të jetë i...