Edi Rama, s’të shpëton dot roja i sigurisë, je ti dhunuesi e plaçkitësi i këtij vendi!

Edi Rama, s’të shpëton dot roja i sigurisë, je ti dhunuesi e plaçkitësi i këtij vendi!

Nga Belind Këlliçi Vetëm një politikan i korruptuar dhe një qenie pa moral e virtyt, mund të bëjë atë që bëri sot Edi Rama. Me siguri, ai kishte planifikuar një tjetër fjalim, atë që bën zakonisht ku shan, dhunon e mallkon këdo që nuk është në klanin e tij. Por kur protesta dhe revolta i shkoi tek zyra, e grisi dhe sot mbajti një tjetër fjalim, atë që mban vetëm kur kërkon të ruajë pushtetin e lëkurën e tij. Bëri viktimën dhe të përulurin, bëri atë që nuk është dhe dha shpjegime të gjëra e të gjata për Zvërnecin. Po si ka mundësi që ai nuk bëri transparencë më parë, kur njerëzit dhe mediat ja kërkonin?! Pse i shpërfilli ai të gjithë dhe e trajtoi...