Edi Rama “peng” i Belinda Ballukut, kryeministri merr në mbrojtje grabitjet e bandës së saj dhe bllokon negociatat…

Edi Rama “peng” i Belinda Ballukut, kryeministri merr në mbrojtje grabitjet e bandës së saj dhe bllokon negociatat…

Kryeministri Edi Rama duket se është peng i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme (SPAK) argumenton se ish-zv/kryeministrja Balluku përbën rrezik real për hetimin dhe interesin publik, duke përfshirë manipulime në tendera dhe presion ndaj dëshmitarëve. Hetimi ka nisur për Tunelin e Llogarasë (190 milion euro) dhe Unazën e Madhe të Tiranës, dhe është zgjeruar për të përfshirë koncesionin Thumanë–Kashar (245 milion euro) dhe tenderë të tjerë publikë, gjithsej rreth 600 milion euro. Prokuroria ka evidentuar se Balluku ka ushtruar presion ndaj vartësve të saj dhe ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve, duke favorizuar kompani të caktuara. Sipas SPAK, liria e saj mund të pengojë hetimin dhe të rrezikojë provat. Për këtë arsye SPAK kërkoi disa javë më parë që zonjës Balluku t’i hiqej imuniteti...