Edi Rama në kërkim të opsioneve të daljes nga kriza, nga ndryshimi i qeverisë dhe spastrimi i bandës së Ballukut…

Edi Rama në kërkim të opsioneve të daljes nga kriza, nga ndryshimi i qeverisë dhe spastrimi i bandës së Ballukut…

Këto ditë diskutohet se kryeministri Edi Rama po kërkon në mënyrë të ethshme t’i japë zgjidhje problemit, duke negociuar me ndërkombëtarët për të dalë nga kjo situatë eksplozive, ku qindra mijëra shqiptarë kërkojnë kokën e tij. Një nga variantet është ndryshimi i qeverisë dhe spastrimi i saj nga çibanët e Belinda Ballukut, por edhe më tej. Një burim i gazetës “Sot” pretendon se Edi Rama ka dy opsione. I pari është ndryshimi i qeverisë brenda 10 korrikut ose në fillim të shtatorit. Varianti i dytë është dorëheqja e tij dhe emërimi i një kryeministri nga radhët e socialistëve, i cili duhet të jetë person i pranueshëm për ndërkombëtarët. Nëpërmjet këtyre lëvizjeve, Edi Rama kërkon të fitojë kohë dhe shpreson të shuajë zemërimin popullor, por edhe...