“Edi Rama, lëshoi serialin e gënjeshtrave dhe trillimeve”/ Reagon Berisha: Baxhanaku i tij, ka fituar qindra tendera
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar për manipulim të fakteve dhe përhapje të gënjeshtrave të përsëritura. Berisha tha se sipas vlerësimeve ndërkombëtare për tenderat publikë, Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në transparencë dhe standarde, ndërsa ngriti akuza për përfitime të paligjshme nga persona të lidhur me kryeministrin. Ai kritikoi gjithashtu një deklaratë të Ramës gjatë një konference në Talin, ku Rama krahasoi shqiptarët me talebanët, duke e cilësuar këtë si fyese dhe të papranueshme. Në vijim, lideri demokrat hodhi poshtë pretendimet e Ramës për mungesë kontaktesh historike me Rusinë, duke deklaruar se kanë ekzistuar disa vizita zyrtare ndër vite. Sa i përket integrimit europian, Berisha theksoi se opozita e mbështet procesin për...
Burimi:
sot.com.al