Edi Rama dhe Sali Berisha bashkëpunëtorë me trafikantët e drogës, Enkelejd Alibeaj zbardh prapaskenat e bujshme…

Edi Rama dhe Sali Berisha bashkëpunëtorë me trafikantët e drogës, Enkelejd Alibeaj zbardh prapaskenat e bujshme…

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se operacionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave po nxjerrin në pah lidhje që, sipas tij, prekin jo vetëm mazhorancën, por edhe njerëz të afërt me opozitën. Alibeaj tha se hetimet e fundit tregojnë se pas skemave të pastrimit të parave qëndrojnë biznesmenë dhe interesa ekonomike të lidhura me të dy kampet politike. “Ja dhe në historinë e këtyre dy dosjeve të fundit shihen fare qartë fijet, lidhjet dhe interesat ekonomike e financiare që shkojnë sa në qeveri, aq edhe në opozitën e Berishës”, u shpreh ai dje në Report Tv. “Këta bëjnë sikur janë kundërshtarë politikë. Poshtë tyre qëndron një shtresë e përbashkët biznesmenësh, që kanë qenë dikur...