“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

Fakti që samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë po shihet jo vetëm si një ndryshim i vendit pritës, por edhe si një tregues i rëndësisë strategjike që NATO i kushton Ballkanit dhe krahut të tij juglindor, raportoi Anadolu Ajance. Pritja e samitit nga Shqipëria shihet si një hap simbolik që synon forcimin e angazhimit politik dhe ushtarak të aleancës me rajonin. Agjensia turke thekson gjithashtu se Shqipëria është një lidhje kritike në strategjinë e sigurisë së NATO-s në Ballkan. Vendndodhja e saj në bregdetin e Adriatikut, roli që luan në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe politika pro-perëndimore që ka ndjekur që kur u bë anëtare e NATO-s e kanë bërë Shqipërinë një nga partnerët e rëndësishëm të aleancës në rajon. Shqipëria, e cila...