E propozoi si kandidat për Këshillin e PD, juristi Jordan Daci nxjerr blof Berishën: Pa dijeninë time, s’jam anëtar i PD

E propozoi si kandidat për Këshillin e PD, juristi Jordan Daci nxjerr blof Berishën: Pa dijeninë time, s’jam anëtar i PD

Jordan Daci, juristi i njohur, thotë se emri i tij në mesin e kandidatëve që do të votohen sot në Kuvendin e PD për Këshillin Kombëtar të partisë, është vendosur pa dijeninë e tij. Ai thekson se nuk është anëtar i Partisë Demokratike dhe kërkon që emri i tij të hiqet nga lista dhe të mos i nënshtrohet votimit. Reagimi i Jordan Dacit Në lidhje me një informacion të bërë publik së fundmi, sipas të cilit emri im rezulton i propozuar si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin të sqaroj me korrektësi dhe qetësi se nuk jam anëtar i Partisë Demokratike, nuk kam paraqitur asnjë kërkesë, pëlqim apo shprehje vullneti për të kandiduar në strukturat e saj, dhe nuk kam pasur dijeni...