E paralajmëroi Taulant Balla, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koceku
Pak orë nga kërcënimi që Taulant Balla i bëri koleges së saj socialiste, Marjana Koçeku që të depozitonte kallëzim në polici për kërcënimet ndaj saj, menjëherë janë vënë në lëvizje Bajrat. Këta të fundit kanë depozituar në SPAK një kallëzim ndaj deputetes së PS, Marjana Koçeku, ndërsa kanë listuar një sërë faktesh që sipas tyre e bëjnë ligjvënësen socialiste përgjegjëse për deklaratat e saj. Në kallëzim, Bajrat teksa i janë referuar statusit publik të Koçekut në rrjetet sociale, thuhet se me këtë deklaratë publike, deputetja: i drejton familjes Bajri një kërcënim të hapur për ta “shkatërruar”; dhe lë të kuptohet/pretendon publikisht se familja Bajri ka kërcënuar familjen e saj. Pretendimi se familja Bajri e ka kërcënuar, thuhet në kallëzim, është i pavërtetë dhe i pambështetur...
Burimi:
syri.net