E paprecedentë në historinë e pluralizmit: Sot 50 ditë rezistencë qytetare kundër Edi Ramës
Sot shënohen plot 50 ditë nga nisja e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, një mobilizim i paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar. Për pesëdhjetë ditë radhazi, qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit janë mbledhur çdo ditë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, duke e akuzuar atë për korrupsion, kapje të shtetit, arrogancë në qeverisje, shitje të interesave kombëtare dhe nxitje të shpopullimit të Shqipërisë. Ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo rezistencë është karakterizuar nga vazhdimësia dhe këmbëngulja. Çdo ditë, pavarësisht temperaturave të larta, qytetarët janë rikthyer në shesh për të përsëritur të njëjtën kërkesë: largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe mbajtjen e tij përgjegjës për gjendjen në të cilën, sipas tyre, ndodhet vendi. Protestuesit shprehen se Shqipëria po...
Burimi:
syri.net