‘E paprecedentë’ – Bardhi: Rama ka 3 vjet që refuzon detyrimin kushtetues për të dhënë llogari në Kuvend
Kryeministri Edi Rama vijon të refuzojë detyrimin kushtetues për të dhënë llogari në Kuvend. Edhe sot kryeministri nuk u paraqit në seancë për interpelancën e kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi por i ka deleguar këtë interpelancë ministres së Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismailit. "Është e paprecedentë, që ka të paktën 3 vite, zonja drejtuese e seancës, që kryeministri refuzon çdo interpelancë. Gjatë kësaj legjislature janë të paktën 10 kërkesa për interpelancë, të kërkuara nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike" tha Bardhi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkoi të spostohet interpelanca nëse është e nevojshme dhe kryeministri të vijë në sallë t'i përgjigjet kërkesës për interpelancë në përputhje me detyrimin kushtetues të përcaktuar në nenin 80, pika 1 dhe...
Burimi:
syri.net