E organizuar nga Fatmir Mediu/ Zhvillohet në Tiranë Forumi, Partneriteti BE–SHBA dhe Roli i NATO-s
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, organizoi në Tiranë Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë me temë “Partneriteti BE–SHBA dhe Roli i Pazëvendësueshëm i NATO-s”, me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi. Në këtë forum morën pjesë autoritete të larta të Kongresit dhe politikës amerikane, përfaqësues të Parlamentit Britanik, Gjerman, Italian, Parlamentit Europian, Rumanisë, Bullgarisë dhe vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Institutit Republikan Amerikan. Forumi u përshëndet edhe nga ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Gjenerali Tod Ëolters. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit theksuan se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian mbeten jetike për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e rendit demokratik euro-atlantik. Në kushtet e sfidave të reja globale — agresionit rus ndaj Ukrainës, tensioneve në Lindjen e Mesme, kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike, terrorizmit...
Burimi:
syri.net