“E drejta për t’u shprehur është vlerë kushtetuese”, vjen reagimi i parë i Begajt për protestat në Tiranë

“E drejta për t’u shprehur është vlerë kushtetuese”, vjen reagimi i parë i Begajt për protestat në Tiranë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta. Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, duke iu referuar situatës aktuale në kryeqytet, Begaj tha se aktiviteti përkon me një moment kur qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. “Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë...