E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së
Pas përfundimit sot të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama, zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së së Marta Kos, zhvilluan një konferencë për mediet. Gjatë konferencës, një nga pyetjet lidhej me mundësinë që vendet kandidate si Mali i Zi dhe Shqipëria, në procesin e ardhshëm të anëtarësimit, të mos kenë të drejtë vetoje në vendimmarrjen e Këshillit Evropian. Në përgjigjen e saj, Marta Kos theksoi se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në përmbushjen e kushteve dhe standardeve të BE-së dhe se kjo nuk ka ndryshuar. Kos shtoi se brenda institucioneve evropiane po diskutohen “garanci”, teksa shtoi se diskutimet janë ende të hapura dhe nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. “Të gjitha vendet tona kandidate...
Burimi:
javanews.al