“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk siguron asnjë gramë naftë”/ Karakaçi i përgjigjet Bozdos: Nuk ka mungesë në furnizim, s’jemi të rrezikuar

“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk siguron asnjë gramë naftë”/ Karakaçi i përgjigjet Bozdos: Nuk ka mungesë në furnizim, s’jemi të rrezikuar

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, u shpreh këtë të enjte në seancën plenare, se Shqipëria, edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk siguron dot asnjë gram naftë. Në një interpelancë me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deputeti i PD u shpreh se e rëndësishme është që të mos kishte mungesë rezervash. “Është e dhimbshme të shohësh që Shqipëria, edhe pse ka një detyrim ligjor, nuk siguron sot asnjë gram naftë, jo më të mendosh që ta kemi të disponueshme në 90 ditë import, siç kërkon edhe ligji dhe direktiva e BE-së. Aq më tepër të mendosh që do të na vijë një kërkesë nga institucionet përkatëse, për ta liruar këtë rezervë. Shqipëria sot zotëron vetëm fjalë dhe është me duart lartë përballë një...