‘E cilësoi mercenar’/ Familja e Tahir Sinanit paralajmëron Ballën: Do mbajë përgjegjësi për sulmin ndaj dëshmorit të kombit
Njazi Sinani, vëllai i dëshmorit të kombit Tahir Sinani, reagoi ashpër në një intervistë për Syri TV me gazetarin Elkier Bushkolaj, në lidhje me deklaratat e deputetit Taulant Balla, të cilat i cilësoi si një fyerje të rëndë ndaj figurës së një prej komandantëve më të njohur të luftërave çlirimtare shqiptare. Ai theksoi se Tahir Sinani është i njohur dhe i vlerësuar zyrtarisht si dëshmor nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa akuzoi Ballën se po mohon kontributin e një komandanti që, sipas tij, udhëhoqi luftën në disa fronte për çlirimin e trojeve shqiptare. Sinani bëri thirrje që figura të njohura të UÇK-së, përfshirë Fatmir Limajn dhe ish-bashkëluftëtarë të Tahir Sinanit, të reagojnë publikisht për këtë çështje, ndërsa paralajmëroi se familja do t'u drejtohet institucioneve...
Burimi:
syri.net