“E bekuar nga Zoti”, Berisha mbështet protestën qytetare: Kanë nevojë për të gjithë ne
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sërish në mbështetje të protestës qytetarë që po vijon prej dy javësh në Tiranë. Berisha tha se kjo protestë është e bekuar nga zoti, por shtoi se qytetarët kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. “Është protestë e bekuar nga Zoti. Rinia shqiptare u ngrit për të gjithë vëllezërit, motrat, bashkëmoshatarët e vet që morën rrugët e dheut dhe ëndrrën e tyre rinore, individuale dhe familjare, sepse Shqipëria nuk u jepte strehë për ëndrrën e tyre. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë po protestojnë sot sepse shkollat janë katandisur dhe ka rënie të tmerrshme, të turpshme në pikiatë. Sepse prindërit e tyre marrin pensionet më qesharake apo rrogat më të ulëta në Evropë. Sepse spitalet e...
Burimi:
javanews.al