“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit
Zv/Ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, shpjegoi në Tv Klan detaje për programin më të ri të qeverisë shqiptare me titull “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ky program synon të mbështesë kategoritë e shumta të bizneseve, duke u ofruar atyre mundësi konkrete financimi për t’u rritur dhe për t’u bërë më konkurruese. “Në thelb, programi nuk ofron fonde të qeverisë falas, por lehtëson aftësinë e bizneseve shqiptare për të marrë kredi nga sistemi financiar. Qeveria shqiptare garanton një pjesë të kredisë për sistemin bankar, duke ulur rrezikun e tij në raport me sektorin privat. Në praktikë, kjo do të thotë që sipërmarrësit me një ide ose projekt të mirë mund t’i drejtohen bankave për të marrë një kredi me norma interesi që variojnë nga 2 deri në 3%,...
Burimi:
javanews.al