Dy vjet zvarritje cenojnë zgjedhësit/ Maliqi i kërkon Celibashit vendim të menjëhershëm për mandatin e Hajdarit

Dy vjet zvarritje cenojnë zgjedhësit/ Maliqi i kërkon Celibashit vendim të menjëhershëm për mandatin e Hajdarit

Në një kërkesë drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi i kërkon organit të marrë një vendim të menjëhershëm dhe përfundimtar mbi mandatin e Kreshnik Hajdarit. Maliqi thekson se vendimi i Gjykatës së Lartë e ka kaluar çështjen në juridiksion administrativ dhe se KSHZ është organi kompetent për të vendosur për hapjen ose jo të mandatit, për fshehjen e dënimit në Greqi dhe falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Ai nënvizon se nga data 05.01.2024 kanë kaluar më shumë se 2 vjet e 4 muaj pa vendim përfundimtar, duke krijuar një ngërç administratif dhe duke cenuar rëndë legjitimitetin e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës dhe interesat e qytetarëve. Maliqi kërkon që KSHZ të zbatojë ligjin e dekriminalizimit në mënyrë të drejtë, të menjëhershme...