“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune në Romë, ku pritet të zhvillojë pasditen e kësaj të enjteje (16 prill) një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Para takimit, Rama ka publikuar një foto nga Roma, ku shfaqet me disa dokumente në duar, ndërsa shprehet me nota humori: “Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”. Gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri pritet të takohet edhe me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto. Takimi me Melonin parashikohet të mbahet në Pallatin Kryeministror rreth orës 15:00, ndërsa në fokus pritet të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve, zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe në fuqi, mbështetja për integrimin dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike.