“Duart e lidhura” të Metanit: ILD mori mijëra ankesa në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

“Duart e lidhura” të Metanit: ILD mori mijëra ankesa në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

Raporti vjetor i veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2025 siguruar nga VNA, paraqet një tablo komplekse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. ILD pretendon se ka kaluar nga faza e konsolidimit drejt një “maturimi institucional”, duke u fokusuar te cilësia e inspektimeve dhe integriteti i magjistratëve. Siç thuhet në dokument, kjo qasje synon jo vetëm kontrollin, por “ngritjen e standardit të shërbimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia”. Paradoksi i shifraveGjetja më goditëse e raportit është hendeku i madh mes pretendimeve të qytetarëve dhe masave disiplinore përfundimtare. Gjatë vitit 2025, ILD u përball me një volum rekord: 3,272 ankesa ishin objekt shqyrtimi (përfshirë ato të mbartura), nga të cilat 1,792 ishin ankesa të reja. Raporti e interpreton këtë fluks...