Dosja “SASPAC”/ Zëvendësim i masës së sigurisë, caktohet dita kur do të merret vendimi për Beqajn

Dosja “SASPAC”/ Zëvendësim i masës së sigurisë, caktohet dita kur do të merret vendimi për Beqajn

Gjykata e Posaçme do të shpallë të hënën, më 25 maj, ora 14:00, vendimin ndaj kërkesës së Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë. Ish-ministri kërkoi lirim nga paraburgimi duke u bazuar në vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë të 4 majit, mbi caktimin e kritereve të caktimit të masës “arrest në burg”. Ish-ministri i Shëndetësisë, qëndron në paraburgim prej korrikut 2024 për llogari të dosjes “SASPAC”, në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshi “korrupsionin”, “pastrimin e parave” dhe “falsifikimin e dokumenteve”.