Dosja “KAYO”, Berisha: Janë konstatuar shkelje dhe korrupsion i madh, Rama përdori…

Dosja “KAYO”, Berisha: Janë konstatuar shkelje dhe korrupsion i madh, Rama përdori…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar çështjen e kompanisë “KAYO”, duke hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, se ka ndikuar te SPAK për trajtimit të kësaj dosjeje. Sipas Berishës, dosja e dërguar nga PD në SPAK fakton se bëhet fjalë për shkelje të mëdha ligjore dhe korrupsion i madh. Kryedemokrati thotë se Edi Rama, pasi përdori 83 mandatet si mburojë për Belinda Ballukun, deklaroi se çështja ndaj saj është e mbyllur dhe sipas Berishës, edhe hetimi për dosjen “KAYO” do ketë të njëjti fat. “Dosja e dërguar përmban dokumente të panumërta, por, natyrisht, mos harroni një moment. Pasi përdori 83 mandatet si mburojë për Lubi Ballukun, Edi Rama deklaroi se çështja “Balluku” është e mbyllur. Ndaj, këto thirrje të saj në...