‘Dorëheqja ime nuk negociohet me ju’, Rama u përgjigjet protestuesve pasi dolën kundër dokumentit ‘Besa’: Kam…

‘Dorëheqja ime nuk negociohet me ju’, Rama u përgjigjet protestuesve pasi dolën kundër dokumentit ‘Besa’: Kam…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestuesve poshtë bulevardit, të cilët një ditë më parë kundërshtuan dokumentin Besa të prezantuar në mbledhjen e grupit të PS, duke thënë se dorëheqja e kryeministrit është e panegocieshme. Reagimi i plotë Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes ËhatsApp-it, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment: Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh. Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar...