“Domatja u shit 6-fish më shumë seç u importua”, Braçe: Të ndalet abuzimi me çmimet e fruta-preimeve
Deputeti socialist Erion Braçe bëri thirrje që të ndalohet me abuzimin e çmimeve, duke veçuar edhe abuzimet me produktet e importit. Ai nënvizoi se për domaten, “produktin hit”, çmimet për qytetarët kanë qenë 5-6 herë më të larta sesa çmimet e importit dhe zhdoganimit. “Kemi qenë nën agresionin e importit dhe çmimet në treg kanë qenë të justifikuara me këtë fakt. I jam drejtuar Drejtorisë së Doganave, veçanërisht për produktin që u bë hit, domatja. Ka dy zëra, domatja dhe domatina, të ardhura nga Greqia, Italia, Serbia dhe Turqia, ky ka qenë importi kyç yni. Janë diku te 2500 ton në harkun janar-mars, por çmimet që janë importuar dhe zhdoganuar të habisin. Numrat janë 5-6 herë më të lira sesa qytetarët kanë blerë në treg...
Burimi:
javanews.al