Doda falënderon delegatët shqiptarë nga Italia: Demonstrojnë edhe një herë lidhjen e fortë me Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike në Itali, njëkohësisht koordinator i ‘Forca Italia’ për shqiptarët në Itali, Bardhok Doda përshëndeti emigrantët shqiptarë të Italisë për pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili u mbajt në Tiranë të shtunën e 30 majit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Doda shkruan se prania dhe angazhimi i shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, demonstrojnë edhe një herë lidhjen e fortë me Shqipërinë dhe vlerat që përfaqëson partia jonë. Një falënderim të veçantë pati edhe ndaj udhëheqësit të PD, Sali Berisha, që me vendosmëri, guxim dhe vizion vazhdon të udhëheqë Partinë Demokratike në sfidat më të rëndësishme për të ardhmen e vendit. ‘Lidershipi i tij është një pjesë integrale e identitetit dhe rrugës së Partisë Demokratike,...
Burimi:
syri.net