“Do të merren të gjitha masat”, Koçiu flet në ceremoninë e lamtumirës së dy fëmijëve

“Do të merren të gjitha masat”, Koçiu flet në ceremoninë e lamtumirës së dy fëmijëve

U jepet sot lamtumira e fundit dy fëmijëve që u përplasën për vdekje nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe zv.kryeministrja Albana Koçiu e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjona Sako. Në një prononcim të shkurtër për mediat Koçiu paralajmëroi marrjen e masave. “Le të respektojmë dhimbjen. Patjetër që do të merren të gjitha masat”, iu përgjigj ajo gazetarëve. Në familjet e dy fëmijëve që humbën jetën një ditë më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës, ka pllakosur zija. Eneo Muça, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 9 vjeç, u përplasën për vdekje nga një makinë me shpejtësi skëterre, e drejtuar nga Nikoll Radaçi. Banorët e zonës në lot thonë se dhimbja është e madhe ndërsa përgjegjësinë e drejtojnë nga shteti që...