“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Spiropali shpërthen ndaj ministres serbe: Nuk është mendim politik, është barbarizëm verbal!
Ish-ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme dhe deputetja Elisa Spiropali, ka dënuar deklaratën e ministrës serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Pnaunoviç, e cila gjatë një interviste tha se nëse do të kishte mundësi do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Përmes rrjeteve sociale, Spiropali shkruan se deklarata e ministres serbe nuk është mendim politik, por barbarizëm. “E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar. Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet. Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal. Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon...
Burimi:
javanews.al