“Do ta çojmë çështjen edhe në Kushtetuese”/ Reforma territoriale, Baçi: Nuk e pranojmë shkrirjen e bashkive

“Do ta çojmë çështjen edhe në Kushtetuese”/ Reforma territoriale, Baçi: Nuk e pranojmë shkrirjen e bashkive

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, duke folur për reformën e re territoriale, tha se opozita nuk do të pranojë shkrirjen e bashkive dhe se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në nje studio televizive, Baçi tha se procesi i konsultimeve për reformën territoriale nuk ka marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe se, sipas tij, dëgjesat kanë qenë thjesht formale. “Qytetarët në këto takime kanë kërkuar që shërbimet të jenë sa më afër tyre dhe jo zvogëlimin e numrit të bashkive”, u shpreh Baçi. Duke folur për ndryshimet e propozuara në qarkun e Fierit, deputeti demokrat kundërshtoi veçanërisht bashkimin e Bashkisë së Patosit me Bashkinë e Fierit. Sipas tij, Patosi është një bashki me...