“Dje mashtroi hapur për raportin IBAR”, Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve

“Dje mashtroi hapur për raportin IBAR”, Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve

Sali Berisha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen nga detyra të ministrit Ferit Hoxha, pas publikimit të mesazheve nga PD ku pretendohet se ai i ka quajtur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”. Gjatë komunikimit që kishte me gazetarët këtë paradite, kreu i PD u shpreh se Hoxha një ditë më parë ka , gënjyer në lidhje me raportin e IBAR teksa tha se “kushtet ndaj Shqipërisë janë shtuar” “Edhe njëherë dua të sqaroj, se ka edhe këtu ka njerëz që nga keqkuptimi, anëtarë tanë, militantë tanë, mbështetës tanë, thonë pse po merrni pjesë në reformat. Pse uleni me ta? Jo, ne do marrim pjesë në reformën zgjedhore sepse ne nuk mund të marrim kurrë përsipër përgjegjësinë e bojkotit të reformës dhe dorës së lirë të...