Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Në postimin e tij, ai e vlerësoi Ramën si një nga zërat më të fortë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën. Ai tha se kryeministri shqiptar ka qëndruar në anën e së vërtetës edhe në momentet kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin. “Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të...