Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!
Këtë të mërkurë, më 15 prill, është dita e tretë e Samitit të IV të Diasporës. Aktivitetet vijojnë sot me “Mëngjesin e vëllazërimit”, ku përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare do të japin mesazhe bashkimi dhe harmonie, mes tyre Imam Rifat Alili, Dom Pjetër Popaj, Nikodhim Preston dhe të tjerë. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryeministri Edi Rama. Kryegjyshi Botëror Bektashian Baba Mondi gjatë lutjes së tij para të pranishmëve u shpreh: “Na jep urtësi që përmes besimit dhe respektit të ndërtojmë një botë më të drejtë e njerëzore. Në këtë mëngjes bekimesh, të dalim nga këtu më të bashkuar, më të fortë në shpirt dhe më të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët.” Ndërkohë, përfaqësuesi i Bashkësisë Katolike në Bruksel Don Kastriot Idrizi u lut...
Burimi:
javanews.al