Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi Skënderbej
Ka nisur protesta e 47-të kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Protestuesit janë grumbulluar në sheshin Skënderbej në Tiranë. Më pas ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalimet, e më pas do të marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ ata kërkojnë largimin jo vetëm të Qeverisë, por të të gjithë klasës politike në vend. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv