Dita e 36-të e protestës, ligjërimi i pankartave dhe mesazhi për pushtetin
Nga Albert VatajPër të 36-ën ditë me radhë, rrugët e Tiranës u bënë skena ku qytetarët zgjodhën të shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë. Me pankarta në duar dhe me mesazhe të drejtpërdrejta, qindra protestues marshuan duke artikuluar një kritikë që, sipas tyre, shkon përtej një pakënaqësie të zakonshme politike. Në qendër të saj nuk ishte vetëm kundërshtimi ndaj vendimmarrjes së qeverisë, por ajo që protestuesit e cilësuan si arroganca e pushtetit dhe mungesa e dialogut me qytetarët.Në demokraci, protesta nuk është thjesht një instrument kundërshtimi. Ajo është një gjuhë e qytetarisë, një mënyrë për t’i kujtuar pushtetit se legjitimiteti i tij nuk buron nga forca e mandatit, por nga besimi që qytetarët i kanë dhënë dhe që duhet të ripërtërihet çdo ditë përmes...
Burimi:
kohajone.com