Dita e 35-të e protestës, simbole dhe thirrje kundër sistemit! Për herë të dytë Diaspora përballë Kryeministrisë

Dita e 35-të e protestës, simbole dhe thirrje kundër sistemit! Për herë të dytë Diaspora përballë Kryeministrisë

Për të 35-të ditën radhazi, mijëra qytetarë u grumbulluan këtë të shtunë në Sheshin Skënderbej për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së  kryeministrisë. Për herë të dytë brenda një muaj pjesë e protestës është bërë dhe diaspora shqiptare. Në protestën të cilën e cilësuan kombëtare, u panë flamuj të shumtë kombëtar si edhe ata të SHBA-së. Protesta u shoqërua fillimisht me disa akte simbolike përpara Kryeministrisë. Protestuesit vendosën një arkivol me mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”, i shoqëruar nga pankarta me të njëjtin mesazh. Po ashtu, u ekspozua edhe një tortë prej betoni me mbishkrimin “Rama edhe 100 vite në burg”. Protestuesit sollën në bulevard edhe një bust që, sipas tyre, përfaqësonte kryeministrin Edi Rama. Mbi të ishte vendosur mbishkrimi “Busti i fundit...