Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Këtë të shtunë 27 qershor, po mbahet dita e 28-të e protestës në Tiranë. Qytetarët janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë. Ditën e sotme është bërë thirrje për një protestë kombëtare, ku janë ftuar edhe qytetarët nga rrethet. Ndërkohë ka nisur grumbullimi edhe në Bulevard.